Kampionati, U-17/ Shkëndija merr kreun, bind Tirana. Partizani mundet nga Internacionali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 12:00


Kampionati, U-17/ Shkëndija merr kreun, bind Tirana. Partizani mundet nga Internacionali

Bardheblutë shkëlqejnë ndaj Vllaznisë
Tirana shkëlqen në Shkodër dhe zhyt Vllazninë në renditje. Kryendeshja e javës së 12-të ka folur totalisht për bardheblutë e trajnerit Fatjon Muhameti. Që në pjesën e parë miqtë nga kryeqyteti kanë vendosur diktatin në fushë. Në minutën e 15-të ishte Sina që kaloi në avantazh bardheblutë. Teksa pritej reagimi i skuadrës së Brikeno Bizit, Tirana shënoi edhe golin e dytë me autor Ageja. Deri në fund të pjesës së parë kemi një presion të vazhdueshëm të shkodranëve në portën mike, por goli i shkurtimit të diferencës nuk vjen. Kësisoj, skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 0-2 për Tiranën.

tirana partizani u17Pjesa e dytë nis më mirë për Vllazninë, madje bardheblutë mbeten me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Sinës. Gjithsesi, vendësit nuk dinë ta shfrytëzojnë superioritetin numerik dhe përmes kundërsulmit, Tirana shënon golin e tretë me Hasanas. Në fund arbitri Gryka akordon edhe dy penallti, që kthehen në gol nga Bajraktari dhe më pas Cungu/ ADMIR URUÇI 
iranaaa

Krasniqi, gol të artë

shkodraaaaShkëndija e Tiranës merr një fitore të artë ndaj Shkodrës dhe duke përfituar nga ndalesa e Shënkollit ka marrë kryesimin e grupit A pas 12 javësh. Skuadra e Endri Vrapit e ka administruar më së miri golin e shpejtë të Krasniqit. Ndeshja ka qenë shumë e fortë, madje afër fundit pati edhe dy kartonë të kuq. Megjithatë, miqtë fituan minimalisht 0-1/ ADMIR URUÇI

Internacional nuk fal
PARTIZANI
Partizani po shkon pikiatë këtë sezon, duke vuajtur moshën më të vogël të lojtarëve në krahasim me rivalët. Edhe pse ndaj Internacionalit të kuqtë rezistuan jo pak, sërish humbën. Te skuadra që pozicionohet në vendin e tretë debutoi trajneri Bensi Arapi. Internacionali shënoi me Beçkën dhe Sylën. Goli i barazimit të përkohshëm u realizua nga Çela/ ABDULLA DUSHKU

Teuta, Hasbardhi hero
TEUTAAAAAA
Teuta ka marrë tri pikë të arta ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë nga sa pritej. Fitorja minimale erdhi në pjesën e dytë, kur Hasbardhi i sapofutur në fushë u bë hero. Blutë e patën lojën nën kontroll dhe kishin mundësi të shënonin edhe më shumë gola, por nuk ishin të saktë para portës dhe gjithçka u mbyll 1-0/ ZAMIR QYPI

Skënderbeu fiton derbin
REDIII
Skënderbeu dominon totalisht derbin e juglindjes për U-17 dhe fundos akoma më shumë Pogradecin në grupin B. Që në minutat e para shënoi Gjatolli pas një gabimi të portierit Isa. Në pjesën e dytë korçarët luajnë edhe më mirë, teksa shënojnë dy herë të tjera. Lamellari ishte protagonist absolut, duke bërë dopietë në portën e Pogradecit/ REDI DANDALLAKU

Përmbysje e Apolonisë
APOLONIAAA
Përmbysje fantastike e paratërinjve të Apolonisë në ndeshjen kundër Football Republic. Skuadra e drejtuar nga Sokol Argjendari e nisi jo mirë takimin, pasi Zena kaloi në avantazh miqtë. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 0-1 të ekipit të Erbim Fagut. Në 45 minutat e dyta fierakët shkëlqyen, duke shënuar tri herë me Topin, Rakipajn dhe Kullaun/ BUJAR RAMA

Laçi rrëzon Shënkollin
LACIIIIIIIIII
Shënkolli thyhet në Laç dhe humbet vendin e parë në grupin A. Ishte një ndeshje shumë e luftuar, ku nuk ka munguar as tensioni. Ka vendosur goli i shënuar në minutën e 60-të nga Xeka. Miqtë kishin raste për të marrë të paktën barazimin, por mbrojtja kurbinase ishte në një ditë të mirë dhe ruajti deri në fund rezultatin/ ABDULLA DUSHKU

Akademia ruan “fronin”
AKADEMIAAA
Ashtu si dhe në gjysmëfinalen e Kupës, ku Akademia e Futbollit dhe Pepa u takuan, edhe ndeshja e vlefshme për kampionat, ka qenë e të njëjtit nivel. Diferencën e bëri përsëri skuadra që drejtohet nga Sokol Bulku. Një gol vendosi fatin e këtij takimi, pikërisht me anë të Lionel Cahanit, i cili u fut në lojë gjatë pjesës së dytë/ ABDULLA DUSHKU

Shpërthen Briansi
BRIANSSS
Briansi ka shpërthyer në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke shënuar plot 5 gola. Në pjesën e parë, edhe pse të dyja skuadrat u përpoqën shumë, u realizua vetëm një gol me autor Myrten për vendësit. Ndërsa fraksioni i dytë ka nisur i shpejtë për lezhjanët e vegjël, teksa Biba bëri dopietë, ndërsa realizuan edhe Nikolla e Pjetri/ PRENG GJIKOLA

Vora “masakron” Besën

VORAAAAA
Vora është treguar e pamëshirshme ndaj Besës, duke fituar me shifrat 7-2. Në këtë takim ka shpërthyer kapiteni Sajdi Thana, me katër gola të realizuar. Emiljano Brahimaj shënoi dopietë, por gjithashtu shënoi edhe Rejnaldo Brahimaj, duke plotësuar goleadën. Për kavajasit realizuan Bubeqi dhe Morina, duke vulosur kështu rezultatin tenistik/ ABDULLA DUSHKU