Kampionati U-17/ Derbi i paratërinjve, Tirana shkatërron Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 12:47

Kampionati U-17/ Derbi i paratërinjve, Tirana shkatërron Partizanin

Është luajtur ditën e sotme java e 5-të e Kategorisë Superiore, për moshat U-17.

TIRANA U-17

Në grupin A, padyshim vëmendja ishte te derbi Tirana-Partizani, që pritej me interes të madh. Bardheblutë kanë dal fitimtarë në këtë ndeshje, duke i shkatërruar të kuqtë me rezultatin 4-0. Karaj ishte padyshim  njeriu i ndeshjes, teksa shënoi 3 herë për Tiranën, në minutat 28’, 36’ dhe 71’. Goli tjetër u shënua nga Ageja në minutën e 42’.

Në ndeshjet e tjera, Internacionali barazoi 2-2 me Shkodrën, Shënkolli triumfoi 1-0 ndaj Shkëndijës së Tiranës, Shkëndija e Durrësit fitoi minimalisht ndaj Laçit, ndërsa Briansi triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë.

Në grupin B, Pepa ka shkatërruar 6-1 Pogradecin, ndërsa Skënderbeu ka fituar 2-0 ndaj Besës.

Barazim spektakolar 4-4 kanë arritur Akademia e Futbollit dhe Apolonia.

rezultatet

 

bandicam 2020-11-25 15-19-25-051

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"