Kampionati mbetet primar për Vorën, por kërkohet ecuri e gjatë edhe në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2023 | 14:37

Kampionati mbetet primar për Vorën, por kërkohet ecuri e gjatë edhe në Kupën e Shqipërisë

Vora do të “përplaset” sot me Tërbunin në transfertë për llogari të Kupës së Shqipërisë. Vorakët pretendojnë të qëndrojmë sa më gjatë në këtë kompeticion, ndonëse prioritet mbetet ngjitja në elitë.

vora

Është ky shkaku që Artan Mërgjyshi dhe stafi i tij, kanë vendosur që të kursejnë disa nga titullarët dhe sot në Pukë do të luajnë ata që nuk kanë pasur shumë hapësirë në 7 javët e para të kampionatit. Kristi Karaj, një nga lojtarët që mund të aktivizohet nga minuta e parë, për “Panorama Sport”, thotë: “Edhe pse vëmendja jonë është te kampionati, ne nuk do të shkojmë për turizëm në Pukë.

Më besoni për këtë. Do të luajmë dhe do të synojmë vetën fitoren në këtë tur, pasi duam që të qëndrojmë sa më gjatë në Kupën e Shqipërisë. Është vetëm një takim, ndaj nuk është ndonjë sforco shumë e madhe. Kam besimin se skuadra do të dijë të kalojë këtë transfertë”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"