Kampionati individual dimëror, atletika shqiptare ndez motorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 21:24

Kampionati individual dimëror, atletika shqiptare ndez motorët

Federata Shqiptare e Atletikës do të çelë nesër siparin e garave kombëtare për vitin 2024, teksa në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet kampionati individual dimëror.

auto_atletike1597410038

Ky është aktiviteti i parë i FSHA-së për këtë sezon, event që do të jetë gjithashtu përcaktues për formimin e ekipit kombëtar të atletikes që do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik U-20 dhe në Ballkanikun e të rriturve, kompeticione këto në salla të mbyllura, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 4 shkurt në Beograd dhe më pas më 10 shkurt në Stamboll.

Në kampionatin kombëtar individual dimëror do të jenë gjithashtu pjesëmarrës edhe atletët elitarë të Federatës Shqiptare të Atletikës, emra të mëdhenj, duke nisur nga ylli, Luiza Gega, për të vijuar me Izmir Smajlajn, ish-kampion Europe dhe rekordmenin Franko Burraj.

Garat e kampionatit do të nisin në orën 11:00, ndërsa aktiviteti parashikohet të mbyllet në orën 14:00 me ceremoninë tradicionale të vlerësimit për fituesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"