“Kampionat i manipuluar, FSHF të përjashtojë këto 6 ekipe”, akuzon klubi i Kategorisë së Dytë: Të nisë hetimi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 21:49

“Kampionat i manipuluar, FSHF të përjashtojë këto 6 ekipe”, akuzon klubi i Kategorisë së Dytë: Të nisë hetimi…

 

Klubi i Kategorisë së Dytë, Labëria ka bërë akuza të forta përmes postimeve në faqen zyrtare. Ata i kërkojnë FSHF-së të përjashtojë 6 klubet si: Luftëtari, Pogradeci, Oriku, Saranda, Delvina dhe Devolli.

FHDH

POSTIMI I PLOTË

NDERGJEGJESOHUNI! Ndërgjegjja është aftësia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave morale të individit apo të grupit përkatës shoqëror. E nisa pikerisht me kuptimin e fjales ndergjegje nje fjale qe ne Shqiperi ka humbur kuptimin ,ndoshta jo tek njerezit qe ende ruajne vlerat qytetare dhe shumekush prej tyre ndihen te pafuqishem per te ngritur zerin ose ndoshta kane zgjedhur te heshtin ,heshtje kjo qe reflektohet ne shkallet e stadiumit ,nje shfaqje pa spektatore ,pa sportdashes vetem disa njerez qe shkojne per te pare nje skenar te shemtuar ashtu sic ndodhi javen e 18 te kampionatit te kategorise se dyte ne grupin B.Kptimi I fjales gare sportive ne Shqiperi eshte utopi pasi prej shume vitesh tashme garojne disa skuadra ku financohen nga nje organizate ajo qeveritare (me taksat e bizneseve dhe qytetareve)kjo ndodh vetem ne vendin tone ku ne fund te kampionatit ateher kur gara behet me interesante,mundi dhe djersa e gjithe sezonit pritet te shperblehet ,tek ne ndodh e kunderta jane ndeshje qokash ,ku sipas deshires vendosin se kush duhet te dal kampion e kush duhet te bjere nje kategori meposhte.A duhet te vazhdojme te heshtim dhe te krenohemi vetem me ekipin kombetar per nje perfaqesuese me lojtare te rritur dhe formuar jashte Shqiperise.Ka ardhur koha qe te gjithe ata qe ne ndergjegjen e tyre kane te njejtin mendim dhe shqetesim ,mos te heshtin me por njezeri ti japim fund kesaj shfaqeje te shemtuar ku per interesa te nje pakice te vogel te heqim dore nga sporti me popullor ne bote.Mjafton te shikosh ndeshjet e zhvilluara kete jave per te kuptuar se cfare ndodh me futbollin ne vendin tone dhe askush nuk flet per fat te keq.Ne si organizate private me financa 100% te komunitetit Shqiptaro-Amerikan ku prej disa vitesh investojme ne sportin e futbollit,mendojme te ndermarim hapa konkret duke denoncuar kete fenomen te shemtuar ,ku pasojat jane edhe me te medha sesa nje ndeshje futbolli (morale,sociale,kulturore,financiare)per te gjithe shoqerin dhe sidomos ne formimin e brezave te rinj duke ju dhene atyre nje shembull negativ per te ndertuar te ardhmen e tyre me antivlera. Ne si organizate kerkojme nepermjet ketij shkrimi te percjellim nje mesazh te qarte dhe te drejperdrejt per Federaten Shqiptare te Futbollit ,Institucionet shteterore,mediat dhe te gjithe sportdashesit qe duhet te ndergjegjesohemi dhe te reagojme per te ndryshuar te ardhmen e femijeve tane duke dhene shembuj konkret qe mosrespektimi I rregullave eshte nje akt I denueshem per te gjithe. THJESHT TURP PER MASKARADEN TE GJITHE AUTORET E PERFSHIRE QE PRODHUAN NJE SHFAQJE TE SHEMTUAR……

Sot I kemi Kerkuar FSHF hapjen e Hetimeve per ndeshjet e kategorise se dyte . Ndeshjet Jane manipuluar ne menyre te kapur dhe paturpshme . I kemi kerkuar FSHF largimin e ketyre ekipeve nga kampionati shqiptar : Luftetari Pogradeci Orikum Saranda Delvina Devolli Nqs FShF nuk merr masa duke larguar keto ekipe te cilat financohen prej qeverise shqiptare nga kampionati shqiptar ne do Ti kerkojme FiFEs dhe UEFEs perjashtimin e Shqiperise nga keto organizata . Do kerkojme perjashtimin e Shqiperise nga kampionati Evropian I Futbollit. Ne duan nje showeri te drejte dhe te ndershme.

8173cd12-8161-4665-a862-5cb370c7dbf1 dd944a29-4f19-42d9-9166-681fe48ca468

60c92c54-7c0a-4dac-b438-3f3a4f9ec05d

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"