“Kam vënë bast me Mesin te penalltia”, Shezni zbulon prapaskenën në sfidën Poloni-Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:35

“Kam vënë bast me Mesin te penalltia”, Shezni zbulon prapaskenën në sfidën Poloni-Argjentinë

Argjentina ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.

SHEZNI MESI

Golat për përfaqësuesen “Albiceleste” u shënuan nga Mek Alister në minutën e 46′ dhe Alvarez në minutën e 67′.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte penalltia e Argjentinës, me Mesin, i cili e fitoi këtë penallti pas një kontakti me portierin e Polonisë, Vojçek Sheznin.

Pikërisht ky i fundit ka zbuluar në mikrofonat e televizionit norvegjez “TV2”, një prapaskenë me Mesin, i cili ka vendosur një bast 100 euro në momentin e penalltisë duke i thënë se nuk do të akordohej si 11-metërsh:

“Kemi biseduar përpara akordimit të penalltisë. I kam thënë se vë bast me 100 euro që arbitri nuk do ta japë penallti.

Nuk e di nëse është e ligjshme në Botëror dhe me shumë mundësi do të ndëshkohem për këtë gjë, por mua nuk më intereson. Gjithsesi nuk do t’ia jap paratë, atij nuk i interesojnë 100 eurot.

Është bukur t’ia presësh penalltinë atij që mendohet se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Si portier është ndjenja më e mirë që mund të provosh, dhe kur është në Kupën e Botës është edhe më e bukur.”, përfundoi Shezni.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"