“Kam qarë pafund, jam tmerruar”/ Ish-presidenti i Barcelonës bën rrëfimin shokues: Më dhanë prezervativë dhe vazelinë në burg, më vonë e kuptova pse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 14:52

“Kam qarë pafund, jam tmerruar”/ Ish-presidenti i Barcelonës bën rrëfimin shokues: Më dhanë prezervativë dhe vazelinë në burg, më vonë e kuptova pse…

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka qenë një nga protagonistët e “Traveling with Chester” ku ka folur për kohën e kaluar në burg pasi u akuzoi se kishte pastruar para. Ai kaloi disa muaj në burgun e Madridit, “Soto del Real”, dhe më pas përfundoi në “Brians 2”, ku ndodhet aktualisht Dani Alvesh.

rosell

“Më kërcënuan disa herë, por shokët e mi më dolën menjëherë në mbrojtje. Ata do të më rrihnin. Një herë ngaqë kisha qenë president i Barçës dhe një herë pse isha katalanas. Më ndodhi një herë në Madrid dhe një herë tjetër në Barcelonë, por të dyja herët më mbrojtën të tjerët pa e kërkuar unë.

Njëri më tha se do t’i paguaja gjithçka që më kërkonte ose do të vdisja, por kolegët e mi të burgut dolën dhe e ndaluan. Në Barcelonë u miqësova shumë me një shef cigan, që ishte tifoz me Barçën. Edhe ai që më kërcënoi ishte cigan. Shefi i tha katër gjëra dhe gjithçka ndaloi.

Në burgun e Madridit, të burgosurit kolumbianë ishin ata që më mbrojtën më shumë. Kur u transferova në zonën e më të respektuarve, aty përkova me të gjithë të famshmit: Bárcenas, Rato, politikanët katalanas. Ato ditë jam tmerruar. Njëri i nguli një shkop të copëtuar tjetrit sepse i kishte borxh një Koka-Kola.

Familja më vizitonte dy herë në muaj, duhani është miku më i mirë në burg. Jeta atje është gri, një kontrast i vazhdueshëm i emocioneve, i ngjyrave, i trishtimit, i të qeshurave. Gjithmonë jam munduar të jem shumë i përmbajtur. Nuk mbaja mend të kisha qarë gjatë gjithë jetës, por në burg kam qarë disa herë nën zë, pastaj jam ndjerë më mirë”, deklaroi Rosell.

Gazetari Risto Mejide, në një moment të bisedës e pyeti se përse kur futesh në burg të japin një pako me prezervativë dhe vazelinë.

“Po, ka shumë lidhje homoseksuale në burg, por edhe njerëz që nuk janë homoseksualë. Më vonë e kuptova pse ndodhte kjo, pasi pashë çfarë ndodhte atje”, përfundoi ish-presidenti blaugrana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"