“Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, Eros Grezda ndërpret aventurën me klubin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 21:41

“Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, Eros Grezda ndërpret aventurën me klubin kroat

Eros Grezda i ka dhënë fund aventurës me Rudes në elitën e futbollit kroat, ku u aktivizua 9 ndeshje në total dhe nuk mundi të shënonte asnjë gol. Sulmuesi 29-vjeçar nëpërmjet një “Instastory” në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka marrë një vendim që për momentin të pushojë nga futbolli.  

Grezda2

Grezda ka falenderuar klubin e Rudesit për mundësinë dhe mirëkuptimin. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi iu bashkua ekipit kroat nga radhët e Partizanit, edhe me “demat e kuq”, aventura e ish-futbollistit të Kombëtares, nuk shkoi ashtu siç pritej. 

Ngelet për t’u parë në ditët në vazhdim, nëse kjo tërheqje e Grezdës, do të jetë e përkohshme, apo 29-vjeçari do të varë përfundimisht “këpucët në gozhdë”. 

grezda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"