Postuar: Janar 31, 2023 | 17:20
“Kam folur me Dionisin dhe Pinamontin”, fjalët e para të Nedim Bajramit si futbollist i Sasuolos: Jam shumë i lumtur
Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sasuolos. Ai ka nënshkruar kontratën në takimin që u zhvillua në selinë e klubit.
Pas përfundimit të mbledhjes, Bajrami është shprehur për mediat se: “Gjithçka është në rregull, jam i lumtur, nesër do të largohem me ekipin. Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar. Gjithash fola edhe me Dionisin, jam shumë i lumtur që i dëgjova”.
PANORAMASPORT.AL
