Postuar: Prill 23, 2024 | 22:00
Kaloi dëmtimin dhe zbriti në fushë, mesfushori i Kombëtares rikuperohet plotësisht
Qazim Laçi është rikuperuar plotësisht. Mesfushori i Kombëtares vuante nga një shqetësim muskulor, çka e la atë jashtë fushave për tri ndeshje në kampionatin çek.
Por, ndërkohë në ndeshjen e fundit, Laçi është aktivizuar në pjesën e dytë duke luajtur 22 minuta për Spartën e Pragës në fitoren 4-3 ndaj Ostravës.
Një fitore për ekipin ku luan edhe shqiptari tjetër Indrit Tuci, që thellon diferencën me Slavian e Pragës në 4 pikë, teksa kryeson kampionatin. Për Tucin që u transferua në janar mund të jetë titulli i parë kampion, ndërsa për Qazim Laçin do të jetë i dyti, duke qënë se sezonin e kaluar, dibrani u shpall kampion me Spartën në Çeki.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)