Kalluci: Luftëtari, i formatuar për kthimin në Kategorinë e Parë. Ja reparti që dallon më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 22:13

Kalluci: Luftëtari, i formatuar për kthimin në Kategorinë e Parë. Ja reparti që dallon më shumë

Për ish-futbollistin e Luftëtarit, Theodhori Kalluci, pjesë e brezit të artë të viteve ’70– ‘80, bluzinjtë e këtij sezoni kanë skuadrën më të mirë të dy viteve të fundit.

Dhori-Kalluci-OK

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, “Mjeshtri i Sportit”, një nga emrat emblemë të futbollit gjirokastrit skanon ecurinë e Luftëtarit në Grupin B, tri javë para uljes së siparit të Kategorisë së Dytë. “Luftëtari i këtij sezoni është formatuar për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Këtë mision e shoh më se të arritshëm. Në tri javët e mbetura kërkohet frymë grupi dhe disiplinë taktike në fushë. Më pëlqen shumë mbrojtja, vendosja e saj në fushë, meritë kjo e trajnerit Edmond Dalipi”, tha fillimisht Kalluci.

REPARTET – Nëse Luftëtari është gjithnjë dhe më afër objektivit, sipas Kallucit, mbrojtja është reparti për t’u veçuar. “Mbrojtjen e Luftëtarit do ta kishin zili dhe ekipe të tjera në nivele më të larta. Mesfusha, në fazën e dytë, ka paraqitur nivel tjetër, ndërkohë që sulmi me lojtarët që ka duhet të bëjë më mirë në tri javët e fundit. Me forcën e grupit dhe cilësitë e skuadrës, Luftëtari me Dalipin në krye sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë”, përfundoi Kalluci.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"