KALENDARI/ Futboll dhe argëtim, Spanja nuk ndalet deri për Krishtlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 20:20

KALENDARI/ Futboll dhe argëtim, Spanja nuk ndalet deri për Krishtlindje

 Festat e fundvitit po afrojnë dhe së shpejti, pak a shumë të gjithë do të fillojnë ngrënia e darkave me miqtë, darkat e biznesit dhe mbledhjet familjare. Tepsia gastronomike e festave të fundvitit nuk është e vetmja që pret Spanjën, sepse klubet spanjolle duke nisur nga dje i kanë dhënë jetë dhe argëtim plot 28 ditëve radhazi me aktivitete.

la liga

Që nga La Liga, në Champions dhe Kupën me Mbretit, klubet spanjolle nuk do të pushojnë së luajturi për 28 ditë me radhë deri për Krishtlindje. Gjithçka ka nisur me “dollinë” e së premtes në takimin mes Alaveshit dhe Granadës. Pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 14-të do të vijojnë më 25, 26 dhe 27 nëntor, e cila mbyllet me duelin Girona-Bilbao.

EUROPA – Futbolli vijon me kupat e Europës, ku disa prej klubeve më të rëndësishme spanjolle, janë përfshirë në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës.

Për t’u kthyer përsëri në La Liga. Muaji i fundit i vitit 2023 nis në stadiumin “Gran Canaria” me një duel ndërmjet Las Palmas dhe Getafe, i cili pasohet në datat 2, 3 dhe 4 dhjetor nga pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 15-të të ndeshjes së La Liga. Kupa e Mbretit – Festa e futbollit para Krishtlindjeve përfshin edhe Kupën e Mbretit në Spanjë. Dhe në datat 5, 6 dhe 7 dhjetor do të luhen 27 ndeshje që korrespondojnë me raundin e dytë.

Gjithashtu më 6 dhjetor një klub spanjoll do të jetë në garë në Europa League (Vijarreali) që do të përballet me Makabi Haifa, një ndeshje e prapambetur. Garat do të vijojnë më tej me takimet në La Liga dhe përballjet e fundit në Ligën e Kampioneve, për ta mbyllur sërish me La Liga-n.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"