Kaka nuk kursehet: Në Brazil, Ronaldo është vetëm një bullafiq që ecën në rrugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 18:48

Kaka nuk kursehet: Në Brazil, Ronaldo është vetëm një bullafiq që ecën në rrugë

Ish-futbollisti Kaka, kampion bote në vitin 2002, kritikoi mënyrën se si po trajtohet skuadra braziliane dhe Nejmar gjatë Kupës së Botës. Ai gjithashtu foli edhe se si trajtohen idhujt si Ronaldo Nazario.

ronaldo

Kaka u shpreh se Ronaldon e shohin thjesht si një burrë të shëndoshë në rrugë, ndërsa për Nejmarin flitet shumë.

“Është e çuditshme ta thuash këtë, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Ndodh ndonjëherë. Nëse e shihni Ronaldon duke ecur këtu, do të thoni “wow”, ai ka diçka ndryshe këtu. Në Brazil, është thjesht një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë. Për momentin, shumë njerëz në Brazil po flasin për Nejmar, por në një mënyrë negative. Ndoshta për shkak të politikës, por brazilianët ndonjëherë nuk i njohin talentet tona ”, deklaroi Kaka në BeIN Sport në Angli.

I pyetur nëse Ronaldo nuk vlerësohet aq nga brazilianët sa është në pjesën tjetër të botës, Kaka u përgjigj: “Sigurisht që shumë brazilianë e duan Ronaldon, unë e dua Ronaldon, por mënyra se si e respektojnë atë në Brazil dhe jashtë është ndryshe, unë e shoh atë më të respektuar jashtë vendit se atje ”.

Kaka dhe Ronaldo ishin pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës 2002 në Kore dhe Japoni, Kupa e fundit e Botës e fituar nga “seleçao”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"