“Kahrimanoviç nuk duhet kryqëzuar”, Deliallisi pas humbjes ndaj Partizanit: Djemtë dhanë mbi maksimumin, merituam diçka më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 19:18

“Kahrimanoviç nuk duhet kryqëzuar”, Deliallisi pas humbjes ndaj Partizanit: Djemtë dhanë mbi maksimumin, merituam diçka më shumë

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi ka folur pas humbjes ndaj Partizanit. Ai falenderoi skuadrën për mundin e dhënë dhe se meritonin diçka më shumë.

bandicam 2023-10-23 19-09-41-400

“Dua të falenderoj djemtë për mundin, sakrificën, djersën pasi dhanë mbi maksimumin, më shumë se sa duhet. Portieri ynë ska bërë asnjë pritje tjetër përveç golit në pjesën e parë, pjesa tjetër ishte në kontroll, nuk ishte ndeshje me intesitet, meritonim diçka më shumë sot për atë që dhamë në fushën e lojë. Nuk na kapën në kundrasulm, edhe goli që pësuam ishte aksidentalisht, një episod që mund të ndodhë. Amiri është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, janë gjëra që ndodhin, por nuk duhet ta kryqëzojmë se normalisht dhe ai është i mërzitur, është diçka që nuk kthehet më. Nuk doja që lojtarët të dorëzoheshin, të jepnin maksimumin nga vetja, sepse mund të rezultonte fatale pasi dihen cilësitë e rivalit”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"