Kaçorri: Penalltia ishte, Behiratçe më shtyu me krahë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 16:44

Kaçorri: Penalltia ishte, Behiratçe më shtyu me krahë

Luis Kaçorri ka qenë sulmuesi që ka përballuar sezonin e Bylisit, madje si “pykë” dhe duke shënuar deri tani 6 gola, e duke u bërë sulmuesi më i mirë me ballshiotët këtë sezon.Collage Maker-27-May-2023-04-48-PM-7210

25- vjeçari, në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, që duket se mori gjithë vëmendjen e sezonit për të dyja ekipet, por që pati një fund të tmerrshëm për Tiranën, por edhe për skenat e dhunës me situatën që agravoi në pak minuta, duke përfunduar në goditjen e gjyqtarëve dhe lojtarëve të Bylisit.

Gjithçka për bardheblutë erdhi për penalltinë e akorduar në minutën e 74-t, teksa Kaçorrit i shkaktohet faull nga Behiratçe dhe ku “vendësit” kanë pretenduar se nuk duhej të akordohej. Por Luis Kaçorri, sulmuesi që e fitoi 11-metërshin e kthyer në gol nga Adili, për “Panorama Sport” sqaron situatën shkurtimisht:

“Eh, janë situata të pakëndshme dhe unë nuk kam qejf të flas për diçka të tillë, sepse në futboll sot e ke në favor dhe nesër mund të të kthehet kundër. Por dua të them se ka kontakt, e madje Behiratçe më shtyn me dorën e djathtë dhe ushtron forcë ndaj meje. Pastaj nuk mund të vjedh dot penallti, sepse jam një sulmues i gjatë dhe që të rrëzohem duhet që të ushtrosh shumë forcë ndaj meje. Faulli që solli penalltinë ishte, sepse topi ishte pothuajse në zotërimin tim dhe Behiratçe më ka shtyrë me forcë që unë të isha në kundërkohë dhe të mos e stopoja dot. Duke qenë se ndodhesha në zonën e Tiranës dhe në pozicion diagonal shënimi”, përfundoi Luis Kaçorri.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"