Ka vetëm një dilemë për blutë, ja “kurthi” i Dinamos për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 11:47

Ka vetëm një dilemë për blutë, ja “kurthi” i Dinamos për Partizanin

Dinamo pritet që sot të luajë me një formacion ndryshe nga ai i ndeshjes së fundit me Erzenin. Allmuça mungon për shkak kartonësh dhe për rolin e mbrojtësit të majtë trajneri Mehmeti ka të gatshëm Prodanin, por për këtë pozicion ka një dilemë.

dinamo

Konkretisht, trajneri duhet të zgjedhë mes Prodanit dhe brazilianit Lorran, që deri tani ka luajtur në mesfushë. Nëse ky i fundit spostohet në të majtë, atëherë në qendër të mesfushës me shumë gjasa do të luajnë Andoni dhe Guadiabi, por edhe Mija mund të jetë një kandidat serioz, duke qenë se është aktivizuar në ndeshjet e fundit në këtë sektor. Sa i takon mbrojtjes, do të jenë të zakonshmit Albion Marku, Behiratçe dhe Hoxha.

Në krahët e sulmit do të aktivizohen Lorenco Vila dhe Zabërgja dhe në sulm Denison pritet të ketë Kaçorrin partner. Ky i fundit e nisi nga stoli ndeshjen e fundit me Erzenin dhe u fut në fushë sapo nisi pjesa e dytë. Në ndeshjen e fazës së parë me Partizanin, kur në stol ishte Di Biaxho, blutë pësuan një humbje të thellë. Deri tani ata kanë luajtur në total tri derbe dhe nuk kanë mundur të fitojnë asnjërin.Di

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"