Ka shënuar shumë gola në një ndeshje, Erling Haland i bashkohet yjeve si Mesi dhe Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 15:02

Ka shënuar shumë gola në një ndeshje, Erling Haland i bashkohet yjeve si Mesi dhe Ronaldo

Robert Levandovski, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe sigurisht edhe Erling Haland janë disa prej kampionëve më të mëdhenj të sportit të futbollit që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje me fanellën e klubeve të tyre.

haland

Por ka një tjetër emër që i lë pas. Ai është Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian realizoi gjashtë gola në një ndeshje të Kupës së Holandës me Ajaksin në vitin 2009. Viktima ishte WHC Vezep, që sot milton mes diletantëve.

I pashlyeshëm mbetet rekordi i pesë golave të Levandovskit gjithsesi, kur në 22 shtator të vitit 2015, sulmuesi polaku hyri vetëm pas pushimit të ndeshjes së Bajernit me Volfsburgun, që rekordmenët ishin duke e humbur 1-0 dhe shënoi në harkun e 9 minutave: në 51′, në 52′, në 55′, në 57′ dhe në 60′. Mesi e ka bërë edhe me Argjentinën edhe me Barçën, ndërsa shënoi pesë herë në fitoren 5-0 ndaj Estonisë dhe në fitoren 7-1 në Champions kundër Leverkusenit.

111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"