Ka rikuperuar pikët, por ka probleme me golavarazhin. Ja si shënon dhe pëson Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 14:39

Ka rikuperuar pikët, por ka probleme me golavarazhin. Ja si shënon dhe pëson Kukësi

Kukësi, edhe pse ka pasur një ecuri pozitive në javët e fundit, sërish vijon ta ketë me bilanc negativ golavarazhin (- 1), ku ka shënuar 24 gola dhe ka pësuar 25. Gjithsesi, në këto momente më të rëndësishme janë pikët e grumbulluara dhe golavarazhi kalon në plan të dytë, edhe pse në fund të sezonit mund të rezultojë të jetë edhe vendimtar. E zbërthyer në shifra, mund të thuhet se verilindorët shënojnë dhe pësojnë nga një gol për ndeshje.

kukesi

“Panorama Sport” i bën një “skaner” mënyrës se si janë shënuar dhe pësuar golat në këto 26 javë kampionat, në një kohë që nuk mungojnë autogolat në favor dhe disfavor.

GOLAT E SHËNUAR – Nga vëzhgimi, bie në sy se Kukësi është një skuadër që tregon më shumë efikasitet kur është brenda zonës, sepse 18 rrjeta janë shënuar brenda vijës së 16 metrave dhe vetëm pesë prej tyre kanë ardhur nga goditjet jashtë zone.

Nga këta gola, rezulton se nëntë prej tyre kanë ardhur si rezultat i goditjeve të ndaluara dhe 14 janë realizuar me aksione të rrjedhshme.

Sakaq, sa i përket këmbës së preferuar për të shënuar rezulton e majta, kjo edhe për shkak të futbollistëve cilësorë mëngjarashë që ka në përbërje.

Statistikat thonë se 12 rrjeta janë bërë me këtë këmbë, gjashtë janë shënuar me tëdjathtën dhe pesë gola janë realizuar me kokë. Sakaq, verilindorët i gëzohen edhe një autogoli që ka ardhur në favor tëtyre, duke plotësuar kështu 24rrjetat e realizuara në 26 javëkampionat.

GOLAT E PËSUAR – E njëjtasituatë paraqitet edhe sa u përket golave të pësuar deri më tani,ku pjesa më e madhe e tyre kanëardhur nga brenda zonës (16),ndërsa dyfishi më pak nga jashtë (8).

Një fotokopje në këtë aspekt është edhe ajo e golavenga goditjet e ndaluara (8) apoaksion (16), me Kukësin që tregon se sërish duhet të tregojëmë shumë kujdes kur kundërshtari i afrohet zonës së rreptësisë.

Sakaq, më “e hidhur” përportierët ka rezultuar këmba edjathtë, sepse 14 rrjeta kanëardhur si shkak i saj, përkundrejtshtatë që janë pësuar nga këmba e majtë.

Ndërkohë, tre golanë portën e Kukësit kanë ardhurpas goditjeve me kokë. Verilindorët kanë pësuar edhe një autogol në disfavor të tyre, duke ukompletuar në këtë mënyrë edhepazëlli i 25 golave të pësuar në26 javë.

statistikat

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"