Ka plotësuar 3 javë nga dënimi i Disiplinës/ Kthimi në fushë është në dorë të pagesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 0:04

Ka plotësuar 3 javë nga dënimi i Disiplinës/ Kthimi në fushë është në dorë të pagesës

Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën me Bylisin. Bardheblutë vijnë pas një fitoreje të madhe në Laç dhe tani duhet të kalojnë edhe dy pengesa të tjera. Bylisin dhe Erzenin.

behiratce

Skuadra do të punojë në heshtje deri në takimin e ditës së enjte, ndërsa Shehi po mendon që të ndryshojë formacionin, edhe pse opsionet i ka të limituara në organikë. Kjo u pa në derbi, por edhe në Laç. Trajneri do një organikë më të plotë, por nuk e lejojnë dy dëmtimet e gjata të Patrikut e Nikqit.

BEHIRATÇE – Aktualisht që flasim Tirana ka disa lojtarë që mungojnë. Si fillim bëhet fjalë për Regi Lushkjen, i cili është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin. Ai do të humbasë edhe sfidën finale të Kupës së Shqipërisë.

Aldi Gjumsi kthehet pas pezullimit nga kartonët e verdhë, ndërsa nga krahu tjetër, blerja e skuadrës mund të jetë Behiratçe.

Lojtari është dënuar pesë takime nga komisioni i disiplinës, por klubi është duke menduar që të bëjë një lëvizje për ta kthyer në fushën e lojës. Lojtari ka plotësuar tri ndeshje pezullim dhe tani mund të paguajë gjobën dhe të kthehet në fushë. Në klub po bëjnë gati veprimin procedural dhe me shumë mundësi, lojtari do të jetë në fushën e lojës ndaj Bylisit.

FORMACIONI – Për sa i përket formacionit, me shumë mundësi, Shehi mund të bëjë një lëvizje në mbrojtje. Një prej dyshes Lulaj Najdovski mund të qëndrojë jashtë ose mund të sakrifikohet Toshevski nëse luhet 3-5-2, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë pak a shumë si në takimin ndaj Partizanit.

TIRANAAAA

Në portë do të jetë Bekaj, në mbrojtje nëse luhet me tre janë Behiratçe, Lulaj e Najdovski. Më pas Aleksi, Hila e Deliu në qendër të mesfushës. Nga krahët Haxhiu e Përgjoni, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Abazaj-Hasani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"