Ka luajtur me Partizanin U-17, Kallaku: Gabojnë shumë me talentet. Golin ia dedikoj babait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 21:52

Ka luajtur me Partizanin U-17, Kallaku: Gabojnë shumë me talentet. Golin ia dedikoj babait

Futbollisti i Laçit, Sherif Kallaku, ia ka dedikuar babait të tij që nuk jeton më golin e shënuar ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai u shpreh qartësisht se futbolli i moshave në Shqipëri nuk funksionon, ndaj dhe iu desh të largohet nga Partizani U-17 drejt Italisë.

kallaku

Për debutimin me gol ndaj Partizanit për të cilin ka luajtur te U-17

“Goli erdhi sepse bëmë një aksion shumë të mirë. I dedikohet babait tim që u nda nga jeta 40 ditë më parë. Partizani me sa duket gabon shumë me talentet.”

Vendimi për t’u kthyer nga Italia në Shqipëri

“U ktheva sepse në Itali më ofruan të luaja me të rinjtë dhe thashë që Shqipëria është një trampolinë e mirë nëse bëj paraqitje të mira.”

Mosfunksionimi i ekipeve zinxhir në Shqipëri

“Këtu nuk funksionojnë ekipet zinxhir se ndryshe s’do ikja në Itali, do luaja te Partizani ose te Tirana. Por kur nuk funksionojnë, të gjithë tentojnë të ikin sa më parë.”

Kontrolli i mirë i topit te goli

“E parashikova sepse ishte një top shumë i shpejtë dhe llogarita që terreni ishte pak i rrëshqitshëm. Portieri bëri daljen e gabuar dhe aty doli dinakëria ime.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"