Ka luajtur edhe në Serinë A, futbollisti shqiptar i jep fund karrierës/ Shikoni si nderohet nga tifozët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 23:07

Ka luajtur edhe në Serinë A, futbollisti shqiptar i jep fund karrierës/ Shikoni si nderohet nga tifozët (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të gjatë dhe të pasur si futbollist.

HETEMAJ2

Ndeshjen e fundit të karrierës së tij e luan më 14 dhjetor, kur skuadra e tij Helsinki do të përballet në Selanik të Greqisë kundër PAOK-ut, në kuadër të Ligës së Konferencës. Por para se Hetemaj t’i japë fund karrierës, sot u përshëndetet me shikuesit e Helsinkit në Finlandë në duelin ndaj Aberdin, të vlefshëm për Ligën e Konferencës.  

Hetemaj, i cili e nisi karrierën te Helsinki si fëmijë para afër 30 vjetësh, u ndërua nga tifozët e skuadrës së tij për duelin e fundit në Finlandë. 

HETEMAJ22

Futbollisti me origjinë shqiptare, karrierë ka bërë tek AEK-u i Athinës, Apollon Kalamaris, Tuente, Breshia, Kievo, Benevento e Rexhina. Futbollisti me prejardhje nga Drenica ka përfaqësuar Finlandën, ndërsa ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar katër gola. 

Ndeshja e fundit për Hetemajn me Helsinkin në Finlandë u mbyll me rezultatin 2-2. Ai u aktivizua në lojë në minutën e 67-të. 

Kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të reshurave të mëdha të borës. 36-vjeçari me Helsinkin ka zhvilluar gjithsej 94 ndeshje, me pesë gola të realizuar e një asistim. Nderim special nga tifozët e Helsinkit për Përparim Hetemajn.  

HETEMAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"