“Ka kosh plehrash në vend të zemrës”, UEFA i cakton Romës gjyqtarin që ka dhënë më shumë penallti kundër Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 18:54

“Ka kosh plehrash në vend të zemrës”, UEFA i cakton Romës gjyqtarin që ka dhënë më shumë penallti kundër Murinjos

Murinjo duket se nuk ka fat në këtë sezon me gjyqtarët dhe jo vetëm në Itali. Trajneri bëhet gati të drejtojë Romën e tij në një ndeshje shumë të rëndësishme, gjysmëfinalen e Ligës së Europës, me një gjyqtar me të cilin nuk ka kujtime shumë të mira.

murinjo

UEFA i ka caktuar për sfidën e parë ndaj Bajer Leverkusen anglezin Majkëll Oliver, i cili mori famë si “gjyqtari me kosh plehrash në vend të zemrës” pas deklaratave të Xhanluixhi Bufon kur i dha Realit në Ligën e Kampioneve një penallti që eliminoi Juventusin.

Dhe nuk është vetëm portieri italian ai që nuk ka kujtime të mira me Oliver. Rezulton se britaniku është ai i cili ka dhënë më shumë penallti kundër skuadrave të drejtuara nga Zhoze Murinjo, plot 7 të tilla.

Ai ka dhënë penallti kundër në ndeshjet: Uotford-Mançester Junajtid 3-1; Everton-Mançester Junajtid 1-1; Mançester Junajtid-Liverpul 1-1; Çelsi-Mançester Junajtid 1-0; Uotford-Totenhem 0-0; Arsenal-Totenhem 2-1 dhe Everton-Totenhem 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"