Ka humbur rëndësinë në fushë, sulmuesi i Barcelonës drejt largimit nga katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 11:10

Ka humbur rëndësinë në fushë, sulmuesi i Barcelonës drejt largimit nga katalanasit

Ferran Torres (23 vjeç) ka humbur rëndësinë në ndeshjet e fundit të Barcelonës, për shkak të formës së mirë të Zhoao Feliksit dhe rikuperimit të Rafinjës.

levandovski ferran torres

Ndaj sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi është i hapur për një ndryshim të mundshëm të skuadrës në afat të shkurtër ose të mesëm.

Ardhja e Vitor Rokes në merkaton e dimrit do të shtojë konkurrencën për sulmuesin e Barçës dhe valenciani nuk do të përjashtonte largimin nga klubi, nëse paraqitet një mundësi tërheqëse.

Kujtojmë se Ferran Torres ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, me një klauzolë prej 1 miliard euro dhe synon të jetë pjesë e kombëtares spanjolle në “Euro 2024”. Për këtë ai shpreson të luajë në një skuadër, që i garanton vendin e titullarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"