“Ka grupe më të vështira se ai ku bën pjesë Italia”, Bergomi: Axurrët mund t’ia dalin, por nuk është e lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 20:55

“Ka grupe më të vështira se ai ku bën pjesë Italia”, Bergomi: Axurrët mund t’ia dalin, por nuk është e lehtë

Legjenda zikaltër, Bepe Bergomi ka komentuar shortin e Europianit në “Sky Sport 24”. Ai u ndal edhe tek grupi B, ku bën pjesë Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria.

Bergomi

“Franca e gjen veten përballë Holandës, e cila është gjithmonë përballje e vështirë. Dhe Austria është një ekip i stërvitur mirë, me lojtarë të fortë fizikisht. Për mendimin tim është hrupi më i ndërlikuari. Shmangia e këtij grupi dhe ai i Anglisë ishte i rëndësishëm.

Nga vazoja e tretë morëm Kroacinë, e cila së bashku me Holandën ishin dy kombëtaret që duheshin shmangur, mendoj se mund t’ia dalim, por nuk është e lehtë”.

GRUPI B
Spanjë
Kroaci
Itali
Shqipëri

Kalendari i Italisë për Euro 2024
15 qershor 2024 në Dortmund: Itali-Shqipëri
20 qershor 2024 në Gelsenkirchen: Itali-Spanjë
24 qershor 2024 në Leipzig: Itali-Kroaci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"