“Ka cilësi teknike të jashtëzakonshme, na nevojitet menjëherë”, Edi Reja: Ja si ndryshojmë me Bajramin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 23:39

“Ka cilësi teknike të jashtëzakonshme, na nevojitet menjëherë”, Edi Reja: Ja si ndryshojmë me Bajramin

Kombëtarja do të nisë të dielën e 21 marsit grumbullimin e parë për ndeshjet kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë do të grumbullohen disa ditë në Barcelonë, si vend shumë i afërt me Andorrën, ku edhe do të luhet ndeshja e parë të enjten e 25 marsit.

Reja Bajrami

“Katër pyetje për “Edi Rejën” është një rubrikë e publikuar nga “Gazzetta dello Sport”. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka treguar si e ka bindur Bajramin si dhe indirekt, se çfarë i ka ofruar atij referuar ndeshjes me Anglinë.  Ndër të tjera Reja, flet edhe se si do të ndryshojë Kombëtarja me mesfushorin e Empolit.

Çfarë lojtari është Bajrami?

Ka cilësi teknike të jashtëzakonshme, është i zoti që të driblojë një kundër një. Ka vetëm një defekt: Duhet të përmirësojë fazën mbrojtëse, pasi kur nuk e ka topin në zotërim, ai tenton që të tërhiqet nga loja. Në ditët e sotme, asnjë skuadër nuk mund t’i lejojë vetes që të ketë një lojtar i cili mendon vetëm për fazën sulmuese. Për të tjerat, është një vlerë e shtuar.

Si do të luajë ai te Shqipëria?

Ekzaktësisht si tek Empoli, trekuartist në skemën 3-4- 1-2 me një liri të madhe hapësire. Sepse është i jashtëzakonshëm nëse ka fushë përpara. Në Kombëtaren shqiptare më mungon një lojtar me karakteristikat e tij, një i aftë për të krijuar superioritet numerik për të kthyer ndeshjen.

Çfarë i keni thënë?

Unë i kam shpjeguar atij se mund të kthehet në një pikë referimi për një kombëtare që ka entuziazëm, ka ambicie dhe që është rritur një ligë më sipër në Ligën e Kombeve. Kemi folur më shumë se një herë dhe jam i kënaqur që ka pranuar. Shpresojmë që të mos ketë probleme për të marrë pasaportën shqiptare në kohë. Na nevojitet menjëherë. Në prag të nisjes së kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”.

Çfarë mundësish keni?

Mund të shkonin më mirë, pasi është një grup i vështirë. Do të debutojmë në Andorrë dhe më pas luajmë ndaj Anglisë në shtëpi. Një ndeshje që Bajrami do të donte që ta luante. Kështu që janë skuadra të forta, si Polonia dhe Hungaria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"