Juventusi kthen ikonat, Kielini gati të hyjë në stafin drejtues bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 9:19

Juventusi kthen ikonat, Kielini gati të hyjë në stafin drejtues bardhezi

Krahas Tiago Motës, një pikë referimi për lojtarët dhe klubin, së shpejti mund të jetë dikush që e njeh Juventusin nga brenda nga shumë thellë, Xhorxho Kielini. Ish-kapiteni bardhezi, pasi përfundoi karrierën e tij si futbollist, filloi përvojën e tij të parë si zëvendësdrejtor sportiv te Los Anxheles FC, një stazh që mund të jetë i dobishëm për të në të ardhmen e afërt.

kielini

 

Si pjesë e ndryshimeve të planifikuara te Juventusi, ish-mbrojtësi mund të rikthehet me një rol menaxherial që mund të garantojë një mbështetje të fortë dhe një urë lidhëse të rëndësishme për trajnerin e ri. Por mbi të gjitha ai mund të jetë një zë i fortë për lojtarët, por edhe një garanci për tifozët për të ristrukturuar me figura të forta edhe një staf drejtues që ndoshta më shumë sesa për avokatë e profesionistë ligjorë (siç është presidenti Ferrero dhe drejtori Skanavino) ka nevojë që në vijën e parë me Kristiano Xhuntolin të jënë njerëz që e kanë futbollin dhe mbi të gjitha ADN-në e Juventusit në gjak.

DREJT KTHIMIT – Kielini ka nënshkruar tashmë një kontratë me Juven për një rol ambasadori në fund të karrierës së tij, por rikthimi i ish-kapitenit mund të ishte më i dobishëm brenda skuadrës. Në të njëjtën kohë, me Tiago Motën, Kielini njihet mirë, ka jetuar nga afër shumë situata gjatë aventurës në kombëtaren e Italisë dhe së bashku me shokun e kursit në Koverçano, Paolo Monteron, trajnerin e rinjve bardhezi, mund të formohej një trekëndësh shumë i rëndësishëm edhe për vlerësimin masiv të radhës së të rinjve të shumtë të talentuar që ka Juvja, siç tregoi edhe aventura e dytë e Alegrit në Torino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"