Juventus lë takim me Kiezën për rinovimin e kontratës, ja sa pritet të qëndrojë sulmuesi në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 17:02

Juventus lë takim me Kiezën për rinovimin e kontratës, ja sa pritet të qëndrojë sulmuesi në Torino

Sipas informacioneve të “TuttoJuve.com”, në fillim të javës ka pasur një kontakt mes drejtuesve të Juventusit dhe menaxherit të Federiko Kiezës për të diskutuar rinovimin e kontratës në Torino.

kieza

Dialogu me sulmuesin 26-vjeçar do të vazhdojë dhe takimi vendimtar në të cilin do të vendoset gjithçka për të ardhmen e sulmuesit italian, pritet të vijë në fund të sezonit. Ndjesia e momentit është se mes palëve ka një objektiv të përbashkët për të vazhduar marrëdhënien e bashkëpunimit dhe po fillon të ketë gjithnjë e më shumë konfirmime për synimin e rinovimit të kontratës edhe për një vit (deri në verën e vitit 2026).

Nga nëse ka vullnet, atëherë do të gjendet edhe mënyra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"