Juventus, ke numra për titull. 33 pikë pas 14 javës, “zonja” me ritëm të ngjashëm si ai i 9 kampionateve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 16:35

Juventus, ke numra për titull. 33 pikë pas 14 javës, “zonja” me ritëm të ngjashëm si ai i 9 kampionateve

Më në fund një Juven tus që duket për tit ull kampion. Skuadra e Masimiliano Alegrit e ka nisur në mënyrë fantastike këtë kampionat, ku edhe pse në heshtje dhe pa shumë pretendime, duke qenë se trajneri i tyre vazhdon të këmbëngulë se objektivi është zona Champions me çdo kusht dhe asgjë tjetër, ndodhet vetëm 2 pikë larg Interit kryesues.

monza-juventus-seriea-628x330

Madje në duelin direkt mes tyre treguan se mund t’i bëjnë edhe keq, pavarësisht barazimit 1-1. Por çfarë duhet që “zonja e vjetër” të mendojë se është realisht për titullin? Të japësh një përgjigje për këtë është shumë e vështirë, sepse nëse bën krahasimet në letër Interi duket shumë herë, në mos i fortë, më i kompletuar mes reparteve. Prandaj, për të kuptuar diçka më shumë dhe më mirë nëse kjo Juve mund të shpresojë për titullin ose jo është më mirë që të krahasohem me veten e saj, e thënë ndryshe me ato skuadra që për 9 vite me radhë u ulën në fronin e Italisë, duke nisur nga sezoni 2011-2012 e deri më 2019-2020.

Sivjet bardhezinjtë kanë një mesatare prej 2.36 pikësh për ndeshje pas 14 javësh kampionat, thuajse numri fiks i përmbledhjes së mesatares së përgjithshme të Juves së 9 titujve radhazi në total dhe ky është oguri i parë pozitiv. Për ta përforcuar këtë, edhe pikët, 33 pas 14 javësh, ndonëse janë shumë më pak sesa kanë grumbulluar në 9 vitet e fundit të lavdisë, janë po ashtu mesatarja e përgjithshme e asaj që i është nevojitur skuadrave të epokave “Antonio Konte” dhe “Masimiliano Alegri 1” (mesatarja e 9 viteve si kampionë është 33.4 pikë) që në   fund të bënin festë. Dhe deri këtu bëhen dy fakte shumë të rëndësishme. Por cili është ai hapi i tretë që do të kompletonte kryeveprën për të shpresuar deri në fund?

Ndoshta, i parë është që të mundin Napolin në “Allianz Stadium”, nesër në mbrëmje dhe të vazhdojnë të mbajnë nën presion rivalët dhe skuadrën e Simone Inzagit, të cilët pikërisht ndaj Napolit të dielën, ofruan një provë force të frikshme duke fituar 3-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Gjithsesi, Juventusi nuk është i detyruar që të fitojë gjithashtu 3-0 ndaj Napolit për të qenë dhe për të mbetur në garë për kampionatin, madje skuadra e Masimiliano Alegrit është shpesh e abonuar te fitoret e ngushta, ato 1-0, ndonëse edhe kaq do të mjaftonte për të dhënë një tjetër sinjal të fortë për vazhdimësinë.

PROJEKSIONI I FAZËS SË PARË

Deri në përfundim të fazës së parë, Juventusin e presin sfida që në letër janë më të vështira sesa ato që ka Interi, duke nisur nga Napoli, më pas transferta me Xhenoan e Frozinonen, presin Romën në shtëpi dhe e mbyllin me Salernitanën në transfertë. Sesa pikë do të bëjë skuadra e Alegrit me këto rivale mbetet për t’u parë, ndërkohë që Juventusi i 9 titujve radhazi, maksimumin e tij të pikëve në fazën e parë e arriti në sezonin 2018-2019, pikërisht me “Kontin Maks” në stol, me 53 pikë, ku u shpall edhe kampion i dimrit.

Madje, në 9 vitet e fundit që është shpallur kampion Italie, Juventusi ka qenë kampion dimri në 7 raste, ku përjashtim bëjnë vetëm sezonet 2015-2016, kur e mbyllnin 2 pikë larg Napolit dhe në 2017-2018, sërish prapa Napolit, por këtë herë vetëm 1 pikë larg. Pak a shumë diferenca që tashmë “zonja e vjetër” ka me Interin, një distancë parakalimi në rast të një gabimi nga zikaltrit, por nëse Juventusi ka vërtet urinë dhe forcën për të mundur Interin dhe për të provuar së fituari titullin duhet ta tregojë nga ndeshja e radhës me Napolin, pasi vetëm duke triumfuar nuk do t’i japin mundësi zikaltërve që të provojnë një tentativë të parë arratie, duke qenë se ata presin Udinezen në “San Siro”, një sfidë që në letër është e fituar pa zbritur në fushë…

JU

JUUU

JUJU

Përgatiti: JETON STAMOLLA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"