Juve-Napoli gjykohet nga Orsato, ja bilanci i sfidës me këtë arbitër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 11:20

Juve-Napoli gjykohet nga Orsato, ja bilanci i sfidës me këtë arbitër

Arbitri i përzgjedhur për ndeshjen e të premtes mbrëma, në “Allianz Stadium”, mes Juventusit dhe Napolit, do të jetë Daniele Orsato.

ORSATO

“Bilbili” më i mirë i viteve të fundit në Itali është njeriu që do të ketë përgjegjësinë e madhe, të ruajë drejtësinë në fushë, në një sfidë të cilën ai e ka ndër më të arbitruarat në karrierë, duke qenë se të premten (nesër) do të jetë Juve-Napoli e nëntë në karrierë për të.

Me Orsaton, Napoli nuk është se ka një eksperiencë shumë të mirë, duke qenë se në duelet me Juven, fitorja mungon tashmë prej 8 vitesh, që nga 2-1 i sezonit 2015-2016, ndërsa bilanci total flet për 4 fitore bardhezi, 2 suksese të të kaltërve dhe 2 barazime.

Daniele Orsato me Juventusin numëron 22 fitore, 13 barazime dhe 7 humbje pas 42 takimesh. Ndërkohë numrat me Napolin janë 18 fitore, 16 barazime dhe 16 humbje, pasi i ka arbitruar në 50 takime. Kështu që, dueli i mbrëmjes së nesërme është i gjithi për t’u parë dhe shijuar nga të gjithë sportdashësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"