Juve dhe Inter e mbyllën në baraspeshë, ja notat me të cilat u vlerësuan lojtarët e dy ekipeve pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 20:13

Juve dhe Inter e mbyllën në baraspeshë, ja notat me të cilat u vlerësuan lojtarët e dy ekipeve pas ndeshjes

Supersfida e javës së 13-të të Serisë A mes Juventusit dhe Interi u mbyll në një barazim 1-1, duke mos sjellë asnjë ndryshim në kreun e renditjes. Ashtu si pritej protagonistë u bënë sulmuesit. Goli i epërsisë u shënua nga Vlahoviç në të 27′-tën dhe baraspesha u vendos pesë minuta më vonë nga Lautaro.

6563b80383bfd.r_d.1425-631-3570

Kështu, zikaltrit ruajnë të paprekur vendin e parë dhe diferencën me dy pikë me ndjekësit bardhezinj, ndërkohë që Interin e pret një tjetër transfertë e nxehtë ndaj Napolit në fundjavë, kurse Juvja do të përballë Monzën.

Ja nota me të cilat u vlerësuan futbollistët e Juventusit dhe Interit pas barazimit 1-1:

NOTAT E JUVENTUSIT

SHEZNI 6 – Mund të bëjë pak tek goli i Interit. Më pas administron lehtë.

GATI 5.5 – I shpëton Lautaro në momentin e golit të barazimit. Duhet të mbajë përgjegjësi.

BREMER 5.5 – Arritën të monitorojnë me kujdes sulmin më të fortë të Serisë A, por duhet të shohë më shumë video të Kielinit. Në momentin që Turam merr topin për të pasur tek Lautaro që shënoi, mund të kishte shkaktuar edhe një faull.

RUGANI 5.5 – Gjithashtu pjesë e fajit në golin e Interit, duke qenë se nuk ndërhyn ndaj Barelës, në momentin që pason për Turamin. Naiv!

KAMBIASO 5.5 – Kartoni i shpejtë i verdhë i kushtëzoi ndeshjen. Gjithsesi, kur luan për Juventusin nevojitet pak më shumë guxim.

KAVILIA 5.5 – Nuk e di se me çfarë duhet të luftojë në fillim, me Interin që ka mesfushën më të kompletuar në Itali, apo me emocionet që e bëjnë të humbasë mjaft topa. Gjithsesi, një test për t’u rritur në vazhdim. Në të 61-ën Lokateli (nota 6), i cili vendos menjëherë rend në repart dhe Interi bëhet më pak i rrezikshëm në gjysmë orën e fundit të lojës.

MEKENI 6 – Vrapon, lufton, kafshon kaviljet e rivalëve, por mungoi me inkursionet e tij në zonën rivale. Shumë i rezervuar për një ndeshje kaq të madhe.

RABIO 6 – U rikthye pas skualifikimit, por mbrëmë më në fund u panë disa shkëndija prej Rabiosë së vërtetë, me shumë ndërrime loje dhe topa vertikale. Goli në kombëtare e ka karikuar. Nëse ai kthehet Rabioja i sezonit të kaluar, Juvja mund të shpresojë për titullin.

KOSTIÇ 6 – Në shumë raste të kujton Di Livion, asnjëherë spektakolar, por shumë punëtor dhe i rëndësishëm në korsinë e majtë. Grinta dhe pasimet janë “buka” e tij. Në të 89-ën Sandro (pa notë).

KIEZA 6.5 – Luan gjithmonë mes linjës së dy qendërmbrojtësve të Interit në të majtë, por sa herë që synon portën është shumë i vetëm, me përjashtim të momentit të golit, kur Vlahoviç e ndoqi dhe kjo është manovra që duhet të përsërisë më shpesh Juventusi. Në të 80-ën Milik (pa notë).

VLAHOVIÇ 6.5 – I jep fund agjërimit pas 8 ndeshjesh, me një gol të ndërtuar vetë. Sepse shkon dhe rikuperon me forcë në mesfushë dhe pasi pason për Kiezan me shpatulla, ndjek aksionin dhe realizon. Ky është bomberi që i duhet Juves, ky është Vlahoviç i vërtetë. Në të 80-ën Ken (pa notë).

TRAJNERI ALEGRI 6 – Një fillim bindës, me 25 minutat e para që luhen vetëm në gjysmëfushën e Interit, për më tepër duke shënuar edhe golin e avantazhit. Por më pas skuadra humb metra dhe i lë fushë zikaltërve. Shumë i tërhequr edhe në pjesën e dytë. U kënaq edhe me 1 pikë, pas vetëm një pjese loje.

NOTAT E INTERIT

ZOMER 6 – Nuk mund të bëjë asgjë ndaj Vlahoviçit. Njësoj si Shezni për pjesë e mbetur të ndeshjes.

DARMIAN 6 – Vuan me Kiezën, por nuk trembet asnjëherë. I domosdoshëm.

DE VRIJ 6 – I shpëtoi në rastin e golit, por më pas holandezi merr siç duhet masat ndaj Vlahoviçit dhe e kontrollon.

AÇERBI 6 – Luan në qendër apo në anën e majtë të prapavijës, me eksperiencën e tij di sesi të mësojë profesionin e mbrojtësit. Gjithmonë në kontroll të situatës, por kur duhet përdor edhe manovrat e forta. I pazëvendësueshëm.

DUMFRIS 5.5 – I futur në morsë nga Kieza dhe Kostiç, nuk ka asnjëherë mundësinë që të dalë në sulm dhe të provojë të krosojë. Limitohet në detyrat mbrojtëse. Në të 70-ën Kuadrado (nota 5), i cili përveç se ndez ish-tifozët e tij me vërshëllimat që priteshin, nuk bën asgjë tjetër, përveçse merr dhe fiton një karton të verdhë.

BARELA 6.5 – Më dinamiku në fushë, ai që kishte më shumë dëshirë për të luftuar dhe fituar, siç tregon edhe aksioni i golit të barazimit, që nis pikërisht nga këmbët e tij. Më në fund Barela i vërtetë, i fortë, i saktë dhe agresiv. Në të 88-ën Fratezi (pa notë).

ÇALHANOGLU 5.5 – Përveç se një goditjeje nga distanca, fare pak gjëra të tjera. I fikur, ndoshta luajti edhe i dëmtuar. Në të 83-ën Asllani (pa notë).

MIKHITARJAN 5.5 – Nuk është një lojtar si Barela, që vrapon apo përplaset në kërkim të topit. Por kaq pak topa të prekur dhe të shpërndarë nga ai nuk shiheshin prej shumë kohësh. Në rënie tekniko-fizike.

DIMARKO 5.5 – Luan me gjysmë motori, sepse nuk mbahen mend zbritje të tij të shpejta në të majtë, gjë që u vu re. I mungoi vazhdimësia, ndoshta ishte edhe i projektuar në atë version, nga frikë për të mos pësuar, me urdhër të Inzagit. Gjithsesi, një Dimarko kaq pak aktiv nuk mbahej mend. Në të 70-ën Karlo Augusto (nota 5.5), i cili mendon vetëm të ruajë prapavijën.

LAUTARO 6.5 – Ajo lëvizje që ngrin Gatin ishte prej bomberi të vërtetë, prej një “killeri” zone. Shkurt, i jep Interit një pikë dhe dërgon sërish Gatin në shkollë, për të studiuar situatat si ajo që Lautaro i bëri të vuajë.

TURAM 6 – Me kundërsulmin e parë ofroi asistin për barazimin, por luajti shumë larg portës dhe kjo ndikoi në paraqitjen e të gjithë Interit. Gjithsesi është shumë i vlefshëm. Në të 88-ën Arnautoviç (pa notë).

TRAJNERI INZAGI 6 – Vuajti vetëm 25-30 minuta, por pas barazimit u duk se e kishte ndeshjen në dorë. Sigurisht që edhe barazimi është i pranueshëm, por sërish i bën shumë vonë zëvendësimet dhe asnjëherë nuk vendos të rrezikojë me një sulmues më shumë. Gjithsesi, mbetet ai kryesuesi i Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"