“Ju q*r të gjithëve”, portieri i Kukësit tërboi tifozët e Laçit dhe për pak shkaktoi….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 23:05

“Ju q*r të gjithëve”, portieri i Kukësit tërboi tifozët e Laçit dhe për pak shkaktoi….

Derbi i veriut mes Laçit dhe Kukësit që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të kurbinasive, prodhoi tension dhe përplasje. Në fundin e këtij dueli, portieri i verilindorëve, Angelo Tafas, u bë protagonist, teksa u tradhtua nga nervat, duke ofenduar tifozët e Laçit, që kishin mbushur shkallët e stadiumit.

tensionet

Reagimi i gardianit të Kukësit, për pak sa nuk shkaktoi trazira. Për fat të mirë, gjithçka u mbyll pa dhunë dhe mësymje në fushë nga tifozët bardhezi që shquhen për gjaknxehtësinë e tyre.

tafas

Tifozët laccianë nuk i kursyen sharjet në kor ndaj skuadrës së Kukësit, kjo gjë nuk u kapërdi nga portieri i Kukësit Tafas, që u kundërpërgjigje me ofendime. “Ju q*fsha robt të gjithëve”, ishte fraza e portierit Tafas drejtuar tifozëve të Laçit.

tifozet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"