Jon Mersinaj: E kisha ndjesinë për Kroacinë në grup. Silvinjo bën analiza të shkëlqyera, shfrytëzojmë dobësitë e kundërshtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 20:39

Jon Mersinaj: E kisha ndjesinë për Kroacinë në grup. Silvinjo bën analiza të shkëlqyera, shfrytëzojmë dobësitë e kundërshtarit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që luan te Lokomotiva e Zagrebit, pas shortit të EURO 2024, është kontaktuar nga”24sata”, ku ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria me Kroacinë. Mersinaj ka hedhur dorashkën, duke u pohuar kroatëve se ka ndjesinë se ndaj tyre kuqezinjtë mund ta marrin një barazim.

333

Ja shkrimi i “24sata” për Jon Mersinaj pas hedhjes së shortit të Euro 2024:

“E kam ndjekur me padurim shortin dhe mund të them se ky është një nga grupet më të vështira. Do të jetë interesante të luash dhe të shikosh se si do të shpaloset gjithçka. Ende nuk kam dëgjuar nga bashkëlojtarët e mi nga kombëtarja, por ishim gati për çdo rezultat të shortit”. Kështu u shpreh mbrojtësi 24-vjeçar i Kombëtares shqiptare dhe i Lokomotivës së Zagrebit. Mersinaj ka luajtur tashmë 104 ndeshje për skuadrën e ligës së parë nga Kajzerica. Ndonjëherë ai është edhe kapiten. Ai flet kroatisht në mënyrë perfekte. Kujtojmë se kombëtarja kroate e futbollit gjeti Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën në shortin e Euro 2024.

“Më vjen mirë që Shqipëria dhe Kroacia janë në të njëjtin grup. Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, e kisha ndjenjën se do të dilnim vërtet “të zjarrtë”. Të fitojë më i miri”,thotë Mersinaj.

Me shumë respekt, mbrojtësi i Lokomotivës flet për Kroacinë.

“Kroacia ka një numër lojtarësh cilësorë, ata luajnë futboll interesant. Për rezultatet e skuadrës së Zlatko Daliçit tashmë është thënë gjithçka. Kroacia ka përvojë të gjerë për të luajtur në garat e mëdha”.

auto_MERSINAJ-JON1596725124

“Silvinjo bën analiza të shkëlqyera”

Shqipëria drejtohet nga Silvinjo (49 vjeç), ish-lojtar i Arsenalit, Barcelonës dhe Mançester Sitit. Ai ndihmohet nga argjentinasi Pablo Zabaleta (38 vjeç), një legjendë e Sitit. Sylvinho dikur drejtonte Lionin.

“Trajneri dhe i gjithë stafi po bëjnë një punë shumë të mirë. Ata janë shumë profesionistë, kanë shumë përvojë në lojë. Ata dhanë gjithçka për ecurinë e Kombëtares shqiptare. Për çfarë këmbëngulin? Ata marrin maksimumin nga ne, i qasen secilit lojtar individualisht, shumë bëhet individualisht. Ne përshtatemi me kundërshtarin. Silvinjo dhe stafi bëjnë analiza të shkëlqyera. Ne përpiqemi të përdorim të gjitha dobësitë e kundërshtarit dhe na funksionon, jemi shumë efikas”, vijon Mersinaj.

Shqipëria ka një sërë individësh cilësorë. Mesfushori Kristjan Asllani (21) luan për Interin, Keidi Bare (26) për Espanjol, në krah është Myrto Uzuni (28), dikur “topçi” i Lokomotivës, ndërsa sot golashënues i Granadës…

“Unë di si të sillem me Brunon”

“Forca jonë më e madhe është loja kolektive. Ne u kualifikuam në Euro për këtë. Kemi edhe lojtarë të rinj të fuqishëm. Në fakt, një përzierje cilësore. Ka edhe lojtarë më me përvojë. Funksionon mirë, të gjithë marrim frymë si një.

Ju jeni pjesë e Kombëtares shqiptare. Ju mund ta ruani Bruno Petkoviçin në Euro 2024. Si do ta ndalosh?

– Brunon e njoh shumë mirë, kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Një lojtar shumë i mirë, i fuqishëm dhe cilësor. Nuk kam asgjë kundër që ta mbaj në Kombëtare. Pa dyshim, ai është një nga lojtarët më të mirë në HNL. E kam idenë si ta ndaloj, por nuk të them ha, ha”, tha në fund Mersinaj.” ​

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"