Joakim Lëv: Unë dhe Bajerni s’jemi për njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:33

Joakim Lëv: Unë dhe Bajerni s’jemi për njëri-tjetrin

Ish-trajneri i përfaqësueses gjermane Joakim Lëv ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me postin e trajnerit te Bajern Mynih, i cili ka mbetur “vakant” pas njoftimit të bordit se ata do ndërpresin bashkëpunimin me Tomas Tuhel në fund të sezonit ekzistues.

joakim-lev

“Bajerni ndoshta nuk është i interesuar për mua, e njëjtë me dëshirën time. Dua të rikthemi sa më parë në profesion, por jo brenda Gjermanisë. Të qënurit trajneri i Gjermanisë më ka bërë t’i njoh thuajse të gjitha stadiumet dhe tifozeritë vendaes.

Tashmë kam nevojë për eksperiencë të re, jashtë vendlindjes. Drejtimi i një kombëtareje në Botërorin 2026, i cili do zhvillohet në tre shtete të ndryshme mbetet objektivi madhor, por të shohim”, tha Joakim Lëv për “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"