Jo vetëm Mbape, edhe miku i tij i ngushtë kërkon të transferohet te Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 21:04

Jo vetëm Mbape, edhe miku i tij i ngushtë kërkon të transferohet te Real Madrid

Kilian Mbape në fund të këtij sezoni pritet të transferohet nga PSG te Real Madrid, pasi thuajse ka gjetur akordin përfundimtar me madrilenët. Por përveç tij, të njëjtën rrugë shumë shpejt pritet ta ndjekë një tjetër lojtar i parisienëve.

MBAPE HAKIMI

Bëhet fjalë për mikun e ngushët të Mbape, mbrojtësin Ashraf Hakimi, i cili do të pëlqente shumë një kthim në Madrid. Ai ka dalë nga ekip i të rinjve të madrilenëve dhe do të dëshironte padyshim që të kthehej përsëri të ishte pjesë e tyre pas disa viteve të kaluara në rrugëtim në skuadra si Borusia Dortmund, Inter e së fundmi PSG.

Sipas “Mundo Deportivo”, në klubin spanjoll janë të interesuar për të realizuar këtë transferim, por nuk kanë ndër mend të bëjnë lëvizje këtë verë. Florentino Perez nuk dëshiron të bëjë negociata me Al Khelaifin pasi i mori Mbape e kësisoj, do të presë derisa kontrata e marokenit të përfundoj në verën e vitit 2025, për të realizuar një tjetër transferim me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"