Jo vetëm Mana, De Laurentis josh edhe Masimiliano Alegrin për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 17:12

Jo vetëm Mana, De Laurentis josh edhe Masimiliano Alegrin për stolin

N apoli do të ndry shojë kurs nga sezo ni i ardhshëm, do të kërkojë të hapë një cikël të ri, duke qenë se sezoni post kampion Italie ishte një dështim i vërtetë, duke nisur nga menaxhimi i situatës së pankinës, në të cilën kaluan 3 trajnerë, por përfundimi duket se ky vit futbollistik do të mbyllet ashtu siç nisi.

allegri adl-kr0B-U3410201093857101B-656x492@Corriere-Web-Sezioni

Dhe ideja e Aurelio De Laurentisit është një rinovim total i zonës teknike, duke nisur nga drejtori sportiv e deri te trajneri. Dhe që të dyja zgjedhjet janë pjesë e rivalëve të përjetshëm, Juventusit. Nëse për rolin e drejtorit tashmë duket thuajse e mbyllur me Xhovani Manën, shefin e vëzhguesve të talenteve të Juventusit dhe njëkohësisht krahun e djathtë të Kristiano Xhuntolit, për stolin duket se papritur ka parakaluar në “pole position” Masimiliano Alegri. Trajneri livornez dihet se është një mjeshtër kur bëhet fjalë për rikonstruksionin e një skuadre, pa pasur edhe shumë nevojë për lojtarë të mëdhenj. Dhe mbi të gjitha, ndryshe nga emrat e tjerë të listës si Antonio Konte apo edhe Xhanpiero Gasperini, “Konti Maks” është një që di të mbajë një dialog të vazhdueshëm me presidentët e tij dhe nuk kërkon përplasjet, duke njohur të paktën edhe natyrën shpesh të egër dhe kontroverse të De Laurentisit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja “Il Mattino”, kontaktet e para kanë nisur duke parë se tashmë Alegri jepet nga të gjithë si i larguar nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe për të bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton te Juventusi aktualisht, 7.5 milionë euro neto. Kjo shumë është edhe tavani ekonomik që numri një i Napolit ka vënë për stolin, e cila ka bërë që jo më kot Antonio Konte të kalojë në plan të dytë, pas kërkesës së panegociueshme prej 10 milionësh në sezon.

Në të njëjtën kohë, Alegri është personi i duhur për Napolin nisur edhe nga fakti se me drejtorin e ri sportiv, Xhovani Mana, kanë njohje prej vitesh te Juventusi dhe së bashku mund të kenë një sinergji të fortë edhe për merkaton e ardhshme, për të përforcuar siç duhet skuadrën. Negociatat vazhdojnë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"