Postuar: Korrik 1, 2018 | 11:45
Jo vetëm Fenerbahçe, Mavrajn e çojnë pranë një tjetër klubi të madh turk
Mërgim Mavraj duket se do ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Por, edhe pse ditët e fundit mbrojtësi shqiptar lidhet me një transferim tek Fenerbahçe, tani ka dalë në skenë një tjetër pistë.

Është gazetari turk, Ozman Korkmaz, i cili në një njoftim në Tëitter, bën me dije se është klubi i Trabzonsporit, i cili ka një marrëveshje me Mavrajn, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare. Kujtojmë që Mavraj ka pasur kontakte edhe me Fenerbahçen, por gjithçka ka mbetur pezull.














