Jeta e re e Dani Alvesh, braziliani bën “debutimin” si futbollist pas hekurave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 20:54

Jeta e re e Dani Alvesh, braziliani bën “debutimin” si futbollist pas hekurave

Dani Alvesh po kalon periudhën më të vështirë të jetës së tij. Mbrojtësi brazilian ëshë arrestuar pas akuzave për përdhunimin e një 23-vjeçareje dhe tani gjendet në burgun “Brians 2” në Spanjë, ku po pret që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij pas i është mohuar liria me kusht.

danialvesh

Një eksperiencë të cilën duket se mbrojtësi brazilian ka filluar ta pranojë si pjesë të jetës së tij dhe siç tregon “La Vanguardia”, ka nisur të ambientohet me qëndrimin në këtë institucion. Burimet e gazetës bëjnë të ditur se të burgosurit, por edhe punonjësit e këtij burgu, janë paralajmëruar se do të ketë masa e sanksione shumë të rrepta nëse tregojnë çfarëdo gjëje që ka lidhje me Dani Alvesh dhe jetën e tij pas hekurave.

Por gjithsesi kanë filluar të publikohen detajet e para dhe një prej tyre është se këtë të enjte Dani Alvesh ka bërë “debutimin” si futbollist edhe në burg. Mbrojtësi raportohet se ka qenë pjesë e një ndeshje futbolli mes të burgosurve në ambientet e ajrimit. Mësohet se gjithçka ka qenë normale, teksa shumë të burgosur në këto ditë ia kanë pranuar hapur atij se kanë një vlerësim të madh për futbollistin dhe karrierën që ka bërë, ndaj edhe janë munduar që ta bëjnë të ndjehet sa më mirë në këtë moment të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"