Jepte informacione dhe vinte baste në ndeshjet e skuadrës së tij, përjashtohet përjetë nga sporti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 21:34

Jepte informacione dhe vinte baste në ndeshjet e skuadrës së tij, përjashtohet përjetë nga sporti

Basketbollisti i Toronto Raptors, Xhontej Porter, është pezulluar përgjithnjë nga sporti. Ai është akuzuar dhe më pas doli fajtor për vënie bastesh, apo për dhënie informacioni të rezervuar të tretëve, që kanë cuar në fitime të mëdha.

porter

Një vendim i rëndë ky ndaj basketbollistit 24-vjecar, që ka mbyllur shumë shpejt karrierën e tij. Ai është konsideruar fajtor për vënie bastesh në më shumë se një ndeshje. Madje në disa prej të cilave ai ka luajtur për disa minuta.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të mbrosh integritetin e sportit tonë”, tha Adam Silver, komisioneri i NBA-së. Hetimi ndaj lojtarit vijon ende, por aq sa NBA ka zbuluar ka mjaftuar për ta skualifikuar përjetë lojtarin. Hetimi ka zbuluiar se lojtari, para ndeshjes së 20 marsit, ka dhënë informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Një person tjetër, ka vënë bast 80 mijë dollarë në emër të Porter, ku fitoi 1.1 milion dollarë. Ai ka vënë baste edhe për ndeshje të tjera të NBA në të paktën 13 raste mes janarit dhe marsit të këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"