Jepet vendimi për Juventusin, bardhezinjve u hiqen përsëri pikë në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 20:31

Jepet vendimi për Juventusin, bardhezinjve u hiqen përsëri pikë në renditje

Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit ka dhënë sot pasdite vendimin për çështjen e plusvalencave të Juventusit. Mediat italiane bëjnë të ditur se bardhezinjve u janë hequr 10 pikë nga renditja aktuale në Serinë A.

juventus

Pas anulimit nga Komiteti Olimpik të vendimi të parë për heqjen e 15 pikëve, çështja ishte kthyer për rigjykim dhe sot, është zhvilluar mbledhja për të përcaktuar dënimin e ri që ishte kërkuar të jepej nga një trupë më anëtarë të rinj dhe ku duhej të motivohej siç duhej vendimi i dhënë.

Prokurori i federatës kërkoi para Gjykatës Federale heqjen e 11 pikëve ndaj Juventusit, por trupa gjykuese ka menduar se sanksioni duhet të ketë një pikë më pak nga kjo kërkesë, duke u ndalur në kuotën e 10 pikëve që i hiqen nga renditja aktuale në Serinë A.

Ndërkohë, është bërë e ditur se të 7 ish-drejtuesit që ishin kthyer për rigjykim në shkallën e parë, mes të cilëve edhe Pavel Nedved, janë shpallur të pafajshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"