“Jemi në rrugën e duhur”, Shpend Kumbarça pas fitores me Vorën: Fusha jonë do të jetë suksesi i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 16:37

“Jemi në rrugën e duhur”, Shpend Kumbarça pas fitores me Vorën: Fusha jonë do të jetë suksesi i skuadrës

Korabi fitoi 3-2 kundër Vorës së vendit të katërt, duke marrë 3 pikë të rëndësishme dhe siguruar paraprakisht vendin e gjashtë, që të çon në “Play-off” të Kategorisë së Parë. Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarça u shpreh tepër i lumtur për fitoren, por edhe iu përgjigj kritikave, duke u justifikuar që shumë prej lojtarëve nuk ishin në fushë prej dëmtimeve, duke u detyruar të luajnë me të rinj.

bandicam 2024-03-31 16-10-35-618

“Në lidhje me a na gëzon ose jo fitorja, na gëzon, ruajmë distancën me ekipet e tjera në gjashtë më të mirat, jemi në rrugën e duhur. Për sa i përket nisjes, kishim mungesa prej dëmtimeve jo për kartonë, ekipi reagoi mirë në pjesën e dytë, ndërhyrjet që bëmë në formacion. Vilson Lila ishte i dëmtuar prandaj ishte jashtë formacioni. Jemi në rrugën e duhur në realizimin e objektivit, për të qenë në gjashtë më të mirat, aty edhe ku i takon Korabit. Më vjen mirë që lojtaret e rinj na dhanë ambicie.

Bylis dhe Elbasani? Normalisht ne kemi bërë me të dy ekipet përballje direkte, fitoren në Peshkopi dhe humbje në Ballsh dhe Elbasan. Fusha jonë do të jetë suksesi i skuadrës tonë, do jetë malore me të dy ekipet, por ne nuk kemi se çfarë të humbasim.

E thashë edhe më parë, në prag të ndeshjes morëm dy njoftime në lidhje me lojtarët, njëri për arsye se i kishte ndodhur një fatkeqësi në familje, ndërsa Vilson Vila e thashë. Papleka u dëmtua dje në stërvitje, çunat e rinj ishin me emocione deri sa u përshtatën. Ndryshimet që bëmë me futjen e Vilës edhe pse i sforcuar bëri që ne të jemi më të freskët, fituam më shumë shpejtësi në manovrën sulmuese, dhe rezultoi e suksesshme”,- tha Kumbarça për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"