“Jemi gati për Erzenin”, Balaj: Kundërshtar kemi veten tonë, fitorja ndaj Tiranës na jep shtysë për vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 19:50

“Jemi gati për Erzenin”, Balaj: Kundërshtar kemi veten tonë, fitorja ndaj Tiranës na jep shtysë për vazhdimësinë

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj padyshim ishte një ndër më të mirët në fushë kundër Tiranës, Ai arriti të shënojë dy gola dhe pas sfidës u shpreh i lumtur.

bandicam 2024-03-02 19-35-53-129

“Sigurisht një fitore që vjen në vazhdën e fitoreve që kemi pas, një “Loro Boriçi” i mbushur, i kënaqur dhe kjo fitore na jep shtysë për vazhdimësinë. Të gjithë po rritemi në performancë si unë dhe shokët e ekipit, ndikojnë skemat dhe që s’kemi provuar më herë kemi vetëbesim dhe po e tregojmë ndeshje pas ndeshje.

Sigurisht që është një ndeshje me rezultat jo të favorshëm, ndoshta ia vështirësuam vetes me Erzenin në Kupë, por mendoj që jemi gati, nuk ka vend për festë se pas 3 ditësh kemi ndeshje do provojmë çdo gjë për ta kaluar këtë ndeshje.

Kundërshtar kemi veten pasi jemi një skuadër që kemi dalë jashtë pritshmërive, na vendosën limite, skishin besim por iu treguam që kemi forcë dhe besim për të arritur më shumë, kjo skuiadër ka mundësi të arrijë maksimumin. Nuk e di për bonus, presidenti na ka ndenjur afër, në çdo ndeshje kemi pasur bonuse, besoj dhe kjo ndeshje s’do bëjë përjashtim”, tha Balaj për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"