Java e madhe, pas golave pritet edhe zyrtarizimi i së ardhmes së Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 13:27

Java e madhe, pas golave pritet edhe zyrtarizimi i së ardhmes së Mbape

Kilië Mbape ishte heroi i kualifikimit të PSG-së dje në Barcelonë dhe për francezin ajo e natës së djeshme ishte ndoshta klasikja e parë e fituar, duke qenë se të gjithë e presin që sezonin e ardhshëm ai të jetë një lojtar i Realit të Madridit.

mbape

Për yllin francez, jo vetëm dopietë vlen si kartolinë për gjysmëfinalet e Champions-it, por ndoshta kjo javë do t’i japë fund edhe pritjes së madhe. Nga Franca nënvizojnë se brenda të dielës, Kilië Mbape do të zyrtarizojë edhe vendimin për të ardhmen e tij, që me shumë mundësi do të jetë konfirmimi i firmës me Realin e Madridit.

Dhe ndoshta, kjo lamtumirë vjen edhe në momentin e duhur, sepse të paktën tifozët e PSG-së, do të jenë më pak të zhgënjyer teksa do të mendojnë për dopietën e tij ndaj Barcelonës dhe për faktin se Kilië Mbape jo vetëm i çoi në gjysmëfinale, por ndoshta do të ketë shansin që t’i dërgojë edhe më tej, pse jo në finale dhe te trofeu i Champions-it, duke përshëndetur në mënyrën më të bukur dhe legjendare Parisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"