Java e fundit e Superiores vendos fatet e mbijetesës, ja çfarë ndodh nëse skuadrat e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 22:10

Java e fundit e Superiores vendos fatet e mbijetesës, ja çfarë ndodh nëse skuadrat e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta 

Kategoria Superiore do të mbyllë siparin e sezonit ditën e hënë, ku do të mësohen të gjitha verdiktet. Gjithçka duket e hapur, si për titullin kampion, ashtu dhe për Europën dhe mbijetesën. Në javën e fundit do të vendosen dhe pikat mbi “I”.  

Erzeni Kukesi

Për sa i përket fundit të tabelës, e vetmja skuadër që aktualisht ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë është Kastrioti, ndërkohë që në javën e 36-të, do të zbulohet se cila do të jetë skuadra e dytë mes Bylisit dhe Erzenit që do të bjerë direkt, ndërkohë që në garë për sa i përket “play out”-it është edhe Kukësi, që pozicionohet në vendin e 7-të me 42 pikë, dy më shumë se Erzeni i vendit të tetë.  

Nse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:  

  1. a) Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik 2021-2022;
  4. d) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
  5. e) Me short.

PËRBALLJET DIREKTE MES KUKËSIT DHE ERZENIT: 

Kukësi-Erzeni 0-0 

Erzeni-Kukësi 1-1 

Kukësi-Erzeni 0-2 

Erzeni-Kukësi 0-2 

PËRBALLJET DIREKTE MES BYLISIT DHE ERZENIT:  

Erzeni-Bylis 1-2 

Bylis-Erzeni 1-1 

Erzeni-Bylisi 1-1 

Bylis-Erzeni 4-1 

fgfgdfgdfgdfgdfg

Për sa i përket përballjeve direkte, në qoftë se Kukësi dhe Erzeni e mbyllin renditjen me pikë të barabarta, në lojë do të hyjë golavarazhi, për shkak se përballjet direkte janë në baraspeshë totale. 

Ndërkohë për sa i përket Bylisit dhe Erzenit, në rast se këto dy skuadra e mbyllin klasifikimin me pikë të barabarta, do të përfitonte Bylisi, për shkak të bilancit pozitiv në ndeshjet direkte në raport me shijakasit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"