Japonia do të kthehet në “Gjermania B”, i kërkon UEFA-s të marrë pjesë në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 21:30

Japonia do të kthehet në “Gjermania B”, i kërkon UEFA-s të marrë pjesë në Ligën e Kombeve

Japonia kërkon të bëhet pjesë e Europës, të paktën sa i përket Ligës së Kombeve pas dy vitesh. Mediat në vendin aziatik raportojnë se federata e futbollit të këtij vendi i ka bërë kërkesë UEFA-s që ta përfshijë në kalendarin e ndeshjeve të turneut që ka zëvendësuar miqësoret në kontinent.

JAPONIA

Sipas “Hochi News”, federata në Japoni mendon se mënyra më e mirë për të përgatitur pjesëmarrjen në Botërorin 2026, i cili zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë, është të luajë kundër përfaqësuesve europiane të cilat vlerësohet se janë më të fortat dhe pengesa më e madhe për këdo që synon të ecë sa më shumë në një aktivitet të tillë.

Sipas të njëjtit burim, Japonia është gati të kthehet në një lloj “Gjermanie B”, pasi ka gati planin që të luajë ndeshjet si pritëse në këtë vend, në stadiumin e Dyseldorfit. Në këtë mënyrë, skuadrat europiane nuk do të kishin problemin e udhëtimeve të gjata për të luajtur në Azi ndaj saj, ashtu si edhe lojtarët japonezë nuk kishin pse bënin një udhëtim të tillë lodhës, meqë pjesa më e madhe e tyre luajnë në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"