“Japim maksimumin edhe me Vllazninë”, heroi Nikaj: Ja kujt ia dedikoj golin kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 16:11

“Japim maksimumin edhe me Vllazninë”, heroi Nikaj: Ja kujt ia dedikoj golin kundër Laçit

Ardit Nikaj ishte heroi i Skënderbeut në sfidën kundër Laçit. Me golin e realizuar në minutën e 90’, ai i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Pas sfidës sulmuesi u shpreh i lumtur dhe se do të japin maksimumin në ndeshjen e ardhshme që është me Vllazninë.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 16.09.02

“Është një kënaqësi e madhe, jam i lumtur për golin dhe që e ndihmova skuadrën të fitojë. Falenderoj çunat që morëm këtë 3 pikësh. Dedikimi është për skuadrën, çunat dhe stafin. Është akoma herët për të folur për katërshen, pasi ka ende ndeshje. Ti marrim me radhë dhe të fokusohemi tek ndeshja e ardhshme. Zemra më thotë që të hyjmë në fushë dhe të japim maksimin me Vllazninë”, tha Nikaj për “MCN TV”.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"