“Janë përmbysur rezultate edhe më të thella”, Cungu optimist: Lojtarët e Bylisit u treguan ushtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 16:05

“Janë përmbysur rezultate edhe më të thella”, Cungu optimist: Lojtarët e Bylisit u treguan ushtarë

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas humbjes 2-0 në Kupë ndaj Bylisit, për mikrofonin e “Supersport”, duke u shprehur:

bandicam 2020-01-30 16-01-00-490

“Rezultat i keq. Janë përmbysur rezultate edhe më të thella. Më shqetëson loja. Nuk mund të na krijonte problem në qoftë se do të kishim shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë për të shënuar një gol. Isha i bindur që kundërshtari do na shënonte nga goditja standarte. Bëjmë gabime elementare.  Çudia më e madhe është se ne i dhurojmë golat. Bëjmë gabime dhe i japim mundësi kundërshtarit për të fituar. Meriton komplimente Bylisi, tregon që janë ekip ushtarësh, jo gjeneralë, siç tentojmë të bëjmë në momente të caktuara ne.

Nuk jam tip i trajenrit që ankohem për gjyqtarët. Pa pamjet filmike nuk komentoj asgjë. Nervozimi ishte i pakuptimë, është gjyqtari ai që merr vendimet. Ishim me 5 mungesa sot. Mungonin 5 titullarë, por ky nuk është justifikim. Duhet të ishim më të kujdesshëm të mos bënim gabime elementare. Janari nuk të ofron alternative”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"