Janari i mallkuar, ja 5 sfidat që i prenë vrullin Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 14:23

Janari i mallkuar, ja 5 sfidat që i prenë vrullin Partizanit

Me siguri te Partizani nuk janë aspak të lumtur që pas një sezoni të nisur që nga gushti, tashmë janë në vendin e dytë, dy pikë larg rivalit historik dhe asgjë nuk varet nga ata për titullin. Të kuqtë kanë pasur shansin disa herë për t’u shkëputur, por kanë djegur mundësi pas mundësie.

partizani

Për t’u theksuar është muaji janar. Pikërisht në këtë periudhë Partizani mori disa goditje të njëpasnjëshme dhe vulosi faktin se ata nuk janë një skuadër që e “vrasin” kampionatin, por përkundrazi, për shumë ndeshje iu desh të ndiqnin Tiranën, ashtu siç po ndodh edhe tani, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi.

Goditja e parë në janar ishte largimi në harkun e pak ditëve e dy lojtarëve kryesorë, Skukës dhe Bitrit. Ikja e këtyre lojtarëve ndikoi direkt tek ecuria e skuadrës, e cila vinte nga entuziazmi i fitores në derbi, por në pesë ndeshje radhazi në kampionat, të kuqtë dështuan të fitonin dhe hodhën në erë shansin për t’u shkëputur.

Pikërisht ky moment mund të ketë “vrarë” sezonin e Partizanit në rast se nuk fiton titullin. Humbjet me Vllazninë, Teutën dhe Laçin, si dhe barazimet me Kastriotin dhe Egnatian, me siguri “qahen” ende nga drejtuesit e kuq. Gjithsesi, shansi për të rikuperuar gjithçka ekziston dhe të kuqtë besojnë deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"