Postuar: Shtator 18, 2023 | 18:30
“Jam krenar që drejtoj këtë skuadër”, Dede: U dhamë shumë pak raste kundërshtarëve
Elbasani arriti një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe për të në luftën për t’u ngjitur në Superiore. Trajneri Nevil Dede u shpreh i lumtur për këtë fitore, edhe pse kërkon ende më shumë nga skuadra e tij.
“Duhet të bëjmë më mirë patjetër. U dhamë shumë pak raste në portën tonë. Duhet ta mbyllnim ndeshjen. Konsumi i lojtarëve ka qenë normal.
Unë e kam thënë dhe e them gjithmonë. Jam kthyer në shtëpi dhe jam krenar që drejtoj këtë skuadër. Çunat japin gjithçka për këtë skuadër, po ashtu dhe njerëzit që kanë bërë të mundur krijimin e këtij grupi. Në fund futbolli është për tifozët”, u shpreh Dede për “MCN”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"