“Jam i kënaqur me ekipin”, Arapi: Titulli nuk varet vetëm nga ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 19:08

“Jam i kënaqur me ekipin”, Arapi: Titulli nuk varet vetëm nga ne

Teuta barazoi pa gola ndaj Kukësit në shtëpi, në një ndeshje ku pati pak raste. Në përfundim të sfidës trajneri i durrsakëve, Renato Arapi  për mikrofonat e “Super Sport” dha mendimin e tij mbi sfidën.

ARAPI

 

“Jam i kënaqur me ekipin dhe mënyrën e interpretimit, Kukësi na vendosi në vështirësi në krahun djathtë por ne më pas e rregulluam. Patëm raste, jo se Kukësi nuk pati. Patëm edhe në fund me Akuah, por mendoj se në fund barazimi është rezultat i drejtë.”

Titulli?

“Shembullin e kemi nga vjet se kemi qenë 11 pikë larg Vllaznisë në fund të fazës së dytë. Nuk është se varet vetëm nga ne, është shumë e vështirë se duhet të gabojë Tirana, Vllaznia Kukësi.  Është e vështirë por do të bëjmë maksimumin.”

“Duhet të jemi më pragmatistë se me Dinamon në pjesën e parë patëm më shumë raste për të shënuar. Por ndryshe nga ndeshja me Dinamon, kjo ndeshje më ngroh se në pjesën e dytë e kontrolluam. Patëm oshilacione në pjesën e dytë që është normale, por na bën optimist për vazhdimin.”

“Kukësi është shumë mirë në organizim, menduam ti prisnim në gjysmëfushën kundërshtare dhe të niseshim në kundërsulm, portierin e kishte me porosi që të niste lojën me shpejtësi kur kishte mundësi. E interpretuam mirë, se e dimë që kemi pasur probleme me golat e pësuar dhe ishte shumë e rëndësishme të ruhen ekuilibrat në fushë.”

“Ndeshja ndaj Tiranës do të duhej më mirë një barazimin, Sa i përket golave duhet të shënohet më shumë, por kampionati shqiptar i tillë është, krijohen raste por cilësia për të shënuar nuk është ajo që duhet.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"