Jahaj ka shpresë për mbijetesën: Mjafton të luajmë lirshëm, e kalojmë Tërbunin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2022 | 12:57

Jahaj ka shpresë për mbijetesën: Mjafton të luajmë lirshëm, e kalojmë Tërbunin

“Veterani” Saimir Jahaj i jep zemër ekipit në 180 minutat e fundit të garës.

Jahaj

Pogradeci ka ende shpresa që të shmangë “play out”-in, e megjithatë jo gjithçka e kanë vetë në dorë. Mbrojtësi që mbron ngjyrat e liqenorëve prej 19 vitesh gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, bën edhe disa llogari.

“Morali është i lartë, pasi vijmë pas dy fitoreve me Shkumbinin dhe Maliqin. Përtej renditjes, ishin ekipe mjaft cilësore. Në radhë kemi një ndeshje mjaft të fortë.

I vlerësojmë pukjanët në maksimum, por neve na duhen pikët dhe këtë e them pasi grupi është i plotë për këtë ndeshje. Presion? Nuk mendoj se rritet, pasi në ekip ka disa lojtarë të pjekur dhe u japin zemër më të rinjve që gjatë lojës presioni të mos ndikojë dhe të luajnë lirshëm.

Dy përballjet e mbetura të këtij kampionati janë shumë të forta, si me Tërbunin edhe me Tomorin, të cilat janë ekipe me cilësi dhe të mirinvestuara.

Por ne shpresojmë të marrim 6 pikë duke shmangur kështu ‘play out’-in. Cilësia e grupit tonë nuk mungon”, thotë 36-vjeçari, që ka edhe një thirrje për tifozët: “I ftoj të jenë të pranishëm të shtunën në stadium, pasi jemi në pozita jo komode dhe mbështetja e tyre do të jetë një plus për ne”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"